Bota

Britania: NATO nuk do të rikthehet më në Afganistan

Talibanët kanë nën kontroll Afganistanin dhe forcat britanike dhe të NATO -s nuk do të kthehen për të luftuar kundër kryengritësve, tha të hënën ministri britanik i mbrojtjes.

“Unë e pranoj që talebanët kanë kontrollin e vendit,” tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace. “Nuk duhet të jesh politolog për të kuptuar me çfarë situate po përballemi”, shtoi ai.

I pyetur nëse Britania dhe NATO do të ktheheshin në Afganistan, Wallace tha: “Ky nuk është më një opsion, ne nuk do të kthehemi”

Wallace tha se ana ushtarake e aeroportit të Kabulit ishte e sigurt dhe se Britania po bënte gjithçka për të evakuuar qytetarët britanikë dhe afganët që kishin lidhje me Britaninë.

“Synimi ynë është të evakuojmë 1200 deri në 1500 njerëz në ditë në kapacitetin e avionëve tanë,” tha ai.

Britania ka zhvendosur ambasadën e saj në aeroportin e Kabulit. I pyetur se çfarë do të ndiente kur të shihte flamurin talebanë që valëvitej mbi ndërtesën e ish -ambasadës britanike në Kabul, Wallace tha:

“Nuk është më ambasada, ne e kemi lënë atë vend … kështu që tani është vetëm një ndërtesë.

Ministri deklaroi po ashtu se nuk ishte ende koha e duhur për të vendosur nëse do të njiheshin talebanët si qeveri afgane.

“Unë mendoj se ka shumë hapa të tjerë para se të merret ky vendim,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë