Bota

Britania shpërndan gabimisht fotot dhe të dhënat e 250 përkthyesve afganë

Ministria britanike e Mbrojtjes, zbuloi gabimisht emrat, adresat e postës elektronike dhe fotografitë e 250 afganëve që punuan si përkthyes për britanikët në Afganistan para rikthimit të talebanëve në pushtet.

Rrjedhja e të dhënave të ndjeshme, e cila ndodhi përmes një emaili të dërguar gabimisht, tani rrezikon t’i vërë njerëzit në rrezik, shumë prej të cilëve ende nuk kanë arritur të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

Një email i dërguar gabimisht – Sipas raporteve nga BBC, ekipi përgjegjës për Politikat Afgane të Zhvendosjeve dhe Ndihmës – programi që është përgjegjës për riatdhesimin e personelit që bashkëpunoi me forcat britanike – gabimisht dërgoi adresat e 250 përkthyesve dhe fotografitë e tyre, duke i bërë ato të dukshme për të gjithë.

Emaili i dytë – I pari që vuri re gabimin, ishte njëri prej marrësve, i cili menjëherë e raportoi atë: “Ky gabim mund t’u kushtojë jetën përktyesve, veçanërisht atyre që janë akoma në Afganistan”. Tridhjetë minuta më vonë, Ministria e Mbrojtjes, dërgoi një email të dytë, duke u kërkuar të gjithë marrësve të fshinin mesazhin e mëparshëm dhe rekomandoi përkthyesit të ndryshojnë adresat e tyre të postës elektronike sa më shpejt të jetë e mundur. Tashmë, ekziton rreziku i gjurmimit të emrave të tyre dhe në shumë raste edhe të fotove të profilit të tyre.

Kaos në qeveri – I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes britanike, e cila përveçse kërkoi falje për incidentin me një shënim zyrtar, nisi një hetim përmes sekretarit të saj, Ben Wallace.

Edhe kritikat nga opozita nuk vonuan: në Twitter, deputeti konservator, Johnny Mercer, foli për një “neglizhencë kriminale”, duke drejtuar gishtin tek mungesa e aftësive qeveritare.

Ashtu si ai, përfaqësuesi i Laburistëve, John Healey, theksoi nevojën për të bërë diçka për të siguruar këta njerëz: “Është e drejtë që Sekretari i Mbrojtjes ka kërkuar falje. Por veprimet dhe jo faljet mund të mbrojnë afganët dhe kjo është ajo që ka rëndësi tani”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë