Ne rrjet

Britania s’ka diell, por trefishohen shitjet e paneleve diellore të prodhimit të energjisë

Klima e Britanisë së Madhe nuk i bën të leverdisshme investimet në panele diellore për prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, edhe pse në ishull ka mesatarisht 4 deri në 5 orë në ditë, kërkesa për panelet diellore është trefishuar.

Shoqata “Solar Energy UK” thotë se në muajt e fundit po instalon mbi 3 mijë panele diellore në javë, nga 1 mijë të tilla që instalonte në korrik të 2020-s.

Shifra mund të jetë shumë më e lartë për gushtin, pasi shumë prej kompanive që ofrojnë panelet diellore deklarojnë se kanë hasur vështirësi në plotësimin e kërkesës.

“Panelet diellore po vendosen më shumë se kurrë në çatitë e britanikëve”, tha për BBC, Chris Heëett, drejtor ekzekutiv i “Solar Energy UK”.

Arsyeja kryesore e këtij bumi të investimeve për energjinë e rinovueshme të prodhuar nga dielli është rritja galopante e çmimit të energjisë elektrike në Britaninë e Madhe, nxitur nga rritja e kërkesës pas pandemisë, po sidomos nga lufta në Ukrainë.

Familjet e bizneset që kanë instaluar këto panele thonë se kanë kursyer qindra paunë në muaj nga fatura që u vjen prej furnizuesve publikë të energjisë elektrike.

Çmimet e energjisë elektrike në Britaninë e Madhe janë rritur disa herë në muajt e fundit. Fatura për një familje me konsum mesatar shkojnë në rreth 200 paund, ndërsa çmimet parashikohet që të rriten me 80 për qind në tetor dhe 50 për qind të tjera në janar të vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë