Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për skenat që u panë dje në Bularat gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas. Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, duke cituar një shprehje të ish-kryeministrit britanik, Benjamin Disraeli, ai ka dhënë një mesazh jo vetëm për politikanët në Greqi, por edhe për ata zëra shqiptarë që kërkuan një reagim më të ashpër nga strukturat e shtetit shqiptar.
BenjaminDisraeli ka lënë një këshillë për të gjitha kohët: “Rrethanat janë përtejkontrollit njerëzor, por sjellja jonë është në fuqinë tonë. Ne politikanëtgjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”.
Gjatëditës së djeshme në Bularat u zhvillua ceremonia mortore e Konstandinos Kaçifas, ku pati provokime dhe thirrje antishqiptare.
Ndërkohë, gjatë një takimi llogaridhënës në Gjegjan të Pukës, Bushati bëri thirrje që qytetarët të mos bien në kurthin e disa ekstremistëve grekë. Po ashtu kryediplomati shqiptar shtoi se nga pikëpamja shtetërore, qeveria jonë i ka kryer detyrat.
“Besojse nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra një më njëdhe për incidentin fatkeq në Bularat. Shpresoj shumë që prokuroria, policia,organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne t’u krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat,për rrethanat e humbjes së jetës. Një gjë e dimë të gjithë që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigjja e forcave të rendit. Së dyti, nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave, të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundërligjshme të ndiqet rruga ligjore. Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne”, u shpreh Bushati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje