Politike

Bullgaria e miratoi, refuzon Maqedonia e Veriut: Propozimi francez pësoi ndryshime, nuk e zgjidh ngërçin   

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar sot në lidhje me miratimin e propozimit francez (rezolutës) në Parlamentin bullgar, pasi i njëjti mbrëmë kaloi në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, ku sipas Osmanit u vendosën ndryshime pikërisht pikat më delikate të cilat nuk ishin definuar nga propozimi francez.

“Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala ‘protokoll’, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala ‘hapje’ në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dy fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë që vendosura (një pjesë e tyre edhe në kllapa) si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë.

Miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilin potencohen pikërisht këto dy çështje do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate, njëherazi do t’i paralizojë instrumentet e Marrëveshjes për Miqësi në kohë afatgjate”, shkruan Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë