Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka ndëshkuar Bullgarinë duke e urdhëruar t’i paguajë Simeon Sakskoburggotskit më shumë se 3.27 milionë leva (1.635.875 €) plus të gjitha taksat e mundshme të llogaritura për shkak të moratoriumit nga viti 2009 ndaj ish-kryeministrit për të përdorur pronat e tij të kthyera.
Në vitin 2021, Simeoni dhe motra e tij Maria Luisa dënuan Bullgarinë për moratoriumin e vitit 2009 mbi pronat e tyre. Me të, u ndalua që të dy të dispononin pronat deri në miratimin e një ligji të veçantë.
Megjithatë, një gjë e tillë ende nuk është miratuar dhe moratoriumi vazhdon të funksionojë në të gjitha pronat e kthyera në Sakse-Koburg-Goth pas rënies së regjimit komunist.
Simeon Sakskoburggotski, me titullin zyrtar Madhëria e Tij Simeoni i Dytë, Mbret i Bullgarëve, ose shkurt Simeoni i Dytë, ka qenë mbret i Bullgarisë në periudhën 1943 – 1946 dhe Kryeministër i Bullgarisë në periudhën 2001 – 2005.
Ai u kthye nga mërgimi dhe krijoi lëvizjen politike Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë dhe në vitin 2001 fitoi zgjedhjet parlamentare. Gjatë mandatit të kësaj qeverie, Bullgaria realizoi dy nga qëllimet e saj më të rëndësishme të politikës së jashtme. Në vitin 2004 u bë anëtare e NATO-së, ndërsa një vit më vonë në 2005-tën firmosi Marrëveshjen për Aderimin në BE-në.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje