Ne rrjet

Bumi ekonomik post-pandemik mund të ketë një anë të errët

Ekonomia globale po hyn në një territor të panjohur.

Pas një dekade shqetësimesh për fuqinë shpenzuese pas krizës financiare globale, shenjat e furnizimit të pamjaftueshëm tani po shfaqen.

Mungesa e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të thotë që kërkesa e lartë po plotësohet gjithnjë e më ngadalë ose aspak. Tashmë ka shenja se ngërçet e furnizimit mund të çojnë në surpriza të këqija të cilat mund të prishin rimëkëmbjen pas-pandemike. Askund nuk ka mungesa më të mprehta sesa në Amerikë, aty ku po zhvillohet një bum.

Shpenzimet e konsumatorit po rriten me mbi 10% me një normë vjetore, ndërsa njerëzit po shpenzojnë kursimet shtesë të akumuluara në vitin e kaluar.

Bumi po krijon dy lloje të ngërçesh.

I pari lidhet me zinxhirët e furnizimit. Ka mungesa të gjithçkaje, nga lënda drusore te gjysmëpërçuesit. Kostoja e transportimit të mallrave nga Kina në Amerikë është trefishuar. Kompanitë nuk kanë raportuar kaq shumë vonesa të furnizuesve në dekada. Në vitin e kaluar shumë firma kanë shkurtuar investimet e tyre në logjistikë. Kufizimet kanë lënë të bllokuara disa anije kontejnerësh.

Lloji i dytë i ngërçit është në tregjet e punës. Në prill Amerika krijoi vetëm 266,000 vende pune, shumë më pak se 1 milion ose më shumë nga se pritej. Megjithatë vendet e lira të punës janë në kulmet e të gjitha kohërave, dhe kështu firmat po përpiqen të plotësojnë pozicionet. Ekonomistët argumentojnë se përfitimet bujare të papunësisë mund t’u japin njerëzve një arsye për të mos kërkuar punë. Duhet gjithashtu kohë që njerëzit të kalojnë nga industritë që falimentuan në ato që janë në rritje.

Inflacioni është në qendër të vëmendjes.

 Në prill çmimet e konsumit amerikan u rritën me 4.2% nga 2.6% që ishin në mars. Kjo pasqyron pjesërisht “efektet bazë”: çmimet e naftës janë vetëm aq të larta sa ishin në 2019, por 272% më të larta se në prill 2020. Ajo gjithashtu reflekton një rritje të mirëfilltë themelore të çmimeve globale.

Bankat qendrore këmbëngulin që stimuli maksimal i tyre duhet të vazhdojë nga frika e rrezikimit të rimëkëmbjes që sapo ka nisur.

Lael Brainard, guvernator i Rezervës Federale, ka thënë se rritja e inflacionit ndërsa ekonomia merr veten do të jetë “kryesisht kalimtare”.

Jerome Powell, kryetari, sheh pak arsye për t’u shqetësuar. Rezerva Federale do ta tolerojë disi inflacionin mbi normë,  sepse pret që çmimet së shpejti të bien përsëri. Kështu mendojnë edhe shumë parashikues.

Megjithatë, kjo qasje mbart rreziqe. Njëri është se inflacioni zbehet ngadalë. Pengesat e furnizimit të fazës së hershme të pandemisë në vitin 2020 u pastruan shpejt, por nuk ka asnjë garanci se kjo do të ndodhë sërish tani.

 Pritjet e inflacionit mund të rriten nëse njerëzit besojnë se bankat qendrore do të veprojnë ngadalë. Shumë kompani tani po diskutojnë inflacionin me investitorët e tyre.

Bill Dudley, ish guvernator, shqetësohet se Rezerva Federale do të duhet të rrisë normat e interesit deri në 4.5% për të qetësuar ekonominë.

Deri më tani ngjarja kryesore ka qenë një shitje në aksione të teknologjisë, e cila është e menaxhueshme. Bankat janë kapitalizuar mirë.

Megjithatë, implosionet e fundit të Archegos, një firmë financiare, janë një kujtesë e “levave të fshehura” në një sistem financiar që varet nga normat e ulëta të interesit.

Bumi ekonomik post-pandemik jo gjithmonë mund të jetë emocionues për arsyet e duhura.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë