Gazeta Si – Rreshteri Vadim Shishimarin, ushtari-fëmijë rus 21-vjeçar në gjyq në Ukrainë për krime lufte, u dënua me burgim të përjetshëm.
Ushtari me pamjen e një fwmije, i pari që përfundoi pas hekurave në një gjykatë në Kiev, u akuzua për vrasjen e një civili të paarmatosur në rajonin e Sumy, disa ditë pas fillimit të pushtimit rus.
Shishimarin ishte pranuar tashmë si fajtor në fazat e hershme të gjyqit, duke pretenduar, megjithatë, se ai e kishte qëlluar civilin në kokë, sepse ishte urdhëruar ta bënte këtë.






Avokati i rreshterit ka bërë të ditur se do të apelojë dënimin.
Gjykata e Kievit nxori prova kundër Shishimarin dhe arriti në përfundimin se vrasja ishte e paramenduar.
U hodhën poshtë argumentet e mbrojtjes se ushtari e kishte zbatuar urdhrin, sepse i ishte dhënë nga një tjetër epror.
Gjykata gjithashtu nuk e konsideron të sinqertë pendimin e të akuzuarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje