Që rrugët mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit janë ndarë kjo nuk ka asnjë dyshim pas debatit të fundit jo vetëm brenda dyerve, por edhe jashtë saj lidhur me garën për deputet
Ajo që ka mbetur pas, sa duket janë replikat me simbolika.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama e tha shkoqur arsyen se pse nuk e përfshiu Bushatin në listat për deputet.
“Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë”, i tha Rama, Bushatit në mbledhjen e fundit të kryesisë
“Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipëria më e madhe se politika…”, iu përgjigj Bushati, që sa duket ka një tjetër bindje për veten nëse ka “zbritur” apo jo nga treni.
“Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është se në cilin stacion treni zbrisni”, komentoi Bushati në faqen e tij Instagram, pak ditë më pas, duke huazuar një shprehje të gjetur në një nga bar-et e Tiranës, që sa duket i ka shkuar për shtat ambicies së tij në të ardhmen.
Por se në cilin stacion, ai ka synim të mbërrijë, kjo mbetet për t’u parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje