Partia Demokratike e cilëson akt tradhtie kombëtar koncesionin e Butrintit. Ajo ka publikuar videon e disa viteve më parë të një prej leksioneve të tij, kur ai thotë se në jug të Shqipërisë nuk kishte shqiptarë në 1913.
“Antishqiptari që drejton koncensionin e Butrintit! Antishqiptari që është drejtuesi shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit. Dëgjojeni seç thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona duke përfshirë Sarandën në 1913 dhe ju dha padrejtësisht Shqipërisë Butrinti nga fuqitë e mëdha”, shkruan deputetja e PD, Ina Zhupa.
Deputetja thotë se me këtë akt i jepet e drejta Hodges që ta rishkruajë historinë nga brenda Butrintit, në një akt antikombëtar.
“Shteti shqiptar ti jap sot të drejtën të rishkruaj historinë nga brenda Butrintit, duke qënë përgjegjës për të është akti më antikombëtar ndonjëherë, është tradhti kombëtare”, thotë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje