Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi zhvilloi një takim me deputetin dhe anëtarin e kryesisë së grupit parlamentar të CDU Olav Gutting, në Bundestag, Berlin
“E informova për situatën e rënduar në Shqipëri ku pluralizmi dhe demokracia janë nën agresion të hapur nga Kryeministri Rama. Z. Gutting, që ishte në dijeni të sulmit mbi Kryetarin e PD, dëgjoi me interes mbi zhvillimet në PD ku vota e anëtarësisë dhe pëfaqësuesit e zgjedhur prej saj përcaktojnë tashmë drejtimin e veprimit politik të opozitës.
Z. Gutting ndoqi me shqetësim përpjekjet e Edi Ramës për të penguar me proçedura gjyqësore PD-në për t’u regjistruar në zgjedhje dhe prishjen e tyre nëpërmjet përdorimit të shtetit, presionit dhe shitblerjes së votës, pengimin e veprimtarisë së PD në parlament dhe si parti politike me qëllim zhbërjen e PD dhe pluralizmit.
E sigurova se asnjë faktor nuk mund ta pengojë më PD-në në betejën e saj të fortë opozitare për rrëzimin e regjimit hibrid të Ramës. Stabiliteti demokratik dhe jo ai autokratik i Ramës janë zgjidhja”, shkruan Bylykbashi në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje