Lajme

Bylykbashi: Dako duhet të shkojë në burg

Partia Demokratike vijon sërish me kërkesën e arrestimit të kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në një dalje për mediat, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh se faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë më se të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg.

“Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

Sipas tij, pa u ndëshkuar krimi elektoral, në Shqipëri nuk ka për të pasur drejtësi.

“Në Shqipëri nuk ka për të pasur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”, përfundoi deputeti demokrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë