Politike

Bylykbashi: SPAK nuk parandaloi shitblerjen e votës

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e drejtoi gishtin tek SPAK kur foli në mbledhjen e Këshillit të Integrimit për progres-raportin për Shqipërinë lidhur me zgjedhjet.

“…Problem mbetet shitblerja e votës dhe nuk kemi dënime. Këto zgjedhje nuk ishin as të lira as të ndershme, këtë e thotë edhe OSBE-ODIHR. Është ngritur një sistem gjigand për të kontrolluar votuesit për të kontrolluar zgjedhësit. Kemi ndryshim të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Është detyra e shtetit të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, por kemi ndërhyrje sistematike të shtetit në procesin zgjedhor. Zgjedhjet e 25 prillit ishin maksimumi. SPAK-u duhet të godiste shitblerjen e votës, nuk e bëri dhe as nuk e parandaloi. Garancitë që prodhuan në mënyrë të qëllimshme dështuan” tha Bylykbashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë