Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.
Me Komisionerin Várhelyi, Cakaj njoftoi se se diskutuan gjerësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.
Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.
“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së,” – thotë Cakaj.
Ndërkohë, në një status në rrjetet sociale, Komisioneri për Zgjerimin thotë se në këtë periudhë pandemie BE qëndron pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE.
“Po ndajmë fonde mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE. Ne jemi duke punuar për të siguruar se vaksina COVID19 vaksina do të vihen në dispozicion të Ballkanit Perëndimor në mënyrë të duhur”, shkruan komisioneri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje