Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lajmëruar se do të zhvillojë një seancë publike të mërkurën për regjistrimin e partive politike dhe disa kandidatëve të shpallur të pavarur.
Janë 51 vendime që do të marrë në shqyrtim dhe ajo që bie në sy është se në mbledhjen e të mërkurës nuk do të jenë për diskutim dy PD-të e dërguara në KQZ një nga Berisha dhe një nga Alibeaj si i autorizuar nga Basha, PS-ja dhe Partia e Lirisë.
Që do të thotë se vendimi për këto të tria do të merret në një ditë tjetër para të premtes kur është edhe afati maksimal nisur më së shumti nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike.
Sali Berisha ka depozituar kërkesën, ndërsa ka paralajmëruar edhe variantin e dyte se kandidatët do t’i regjistroje si koalicion me Ilir Metën dhe disa parti të tjera të vogla.
Në anën tjetër edhe Enkelejd Alibeaj ka depozituar kërkesën për tu regjistruar si PD.
Ai është shprehur se është drejtuesi i PD-së pas një autorizimi që Lulzim Basha i paskësh dhënë këtu e një vit më parë para së të jepte dorëheqjen.
Kleçka qëndron se Kodi Zgjedhor nuk njeh kryetar partie të autorizuar. Nuk dihet se cili do të vendimi i Celibashit ndërsa ka edhe hallka të tjera ankimuese brenda KQZ si KAS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje