Politike

Celibashi: Kush do të tërhiqet nga gara, ta bëjë tani, ndryshe nuk vlen pasi të printohet fleta e votimit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha përmes një deklarimi për mediat se nëse ka tërheqje kandidatësh për bashkitë në garë para se të shtypet fleta e votimit, atëherë ata nuk do të regjistrohen. Por nëse e ndodh e kundërta, që kandidatët të dorëhiqen pasi është printuar fleta e votimit, atëherë heqja e emrit nga fleta do të jetë e pamundur. Interesi për këtë qëndrim erdhi pas disa dorëheqjesh të fundit të kandidatëve të PD-së së Alibeajt, numri i të cilëve ka shkuar në 6 bashkë me kandidatin e Vorës që u regjistrua tej afateve ligjore.

“Nëse tërhiqen, nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jetë dikush tjetër nga subjektet e tjera, nëse tërhiqet njëri prej kandidatëve. S’do jetë në fletën e votimit, do të mungojë.

Përjashto rastin nëse kjo do të ndodhë mbasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit, që nga pikëpamja teknike do jenë aty se s’kemi çfarë bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment, emri i tyre s’do jetë në fletën e votimit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë