Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka njoftuar se janë 648.536 qytetarë të regjistruar për të votuar më 6 mars për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi edhe përmbajtjen e fletës së votimit.





Në fletën e votimit renditen kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, kandidati i Partisë Demokratike, i treti kandidati i PS-së dhe në zona të caktuara edhe kandidati i partisë “Lëvizja e Re” si në rastin e Bashkisë së Dibrës.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje