Politike

Celibashi: Numërimi ka përfunduar në 44 bashki, 6 prej tyre janë fituar nga koalicioni “BF”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat në orën 17.00 të së hënës se zyrtarisht procesi i numërimit ka përfunduar në 44 bashki të vendit.

Nga këto vetëm 6 janë fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, bashkia e Hasit, Mirditës, Fushë Arrzit, Puka, Himara dhe Memaliaj.

Sipas tij, ka përfunduar procesi i numërimit për këshillat bashkiake në Elbasan, Kamzë, Vorë Pustec dhe Libohove.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë