Politike

Celibashi: Pjesëmarrja 34.37% për mbi 4 mijë Qendra Votimi të raportuara

Komisioneri i KQZ, Ilrjan Celibashi ka nxjerrë rezultatin e votimeve për 14 majin ku votuan 34.3% e votuesve në 4 mijë qendra votimi.

“Kemi administruar 30 denoncime. Janë pak a shumë të njëjtat që listuan në orën 17:00. Sipas të dhënave: Pjesëmarrja është 34.37% vetëm në 4 mijë qendra votimi që është rapotuar në mënyrë elektronike. 1094 tentativa për të votuar dy herë. Janë 17400 që kanë shkuar në franksionin e gabuar të qendrës së votimit. 10972 votues komisionerë. Kjo është situata. Teknikisht është duke u mbyllur procesi i raportimit nga sistemi”, tha Celibashi.

Sipas Celibashit, është mbyllur numërimi në të gjitha Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Për 30 QV janë raportuar votime në grup ose familjare. Ndërkaq pati pezullime të procesit në 40 qendra votimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë