Politike

Celibashi: SHBA e shqetësuar për financimet e huaja, në mënyrë specifike të politikës ruse

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, pas takimit me ambasadoren Yuri Kim tha se në takim u përcollën shqetësimet për financimet ruse.  

Ai nënvizoi se kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim.

“Me pak fjalë nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA i partnerit dhe aleatit të SHBA, në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike të politikës ruse.

Nga infot e fundit që zotërojnë përcolli këtë shqetësim tek aktorët politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Mund të them që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, të jepet mundësi praktike për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin. Natyra e diskutimit ishte informuese dhe e përcjelljes së një shqetësimi, nuk u bënë diskutime si të rrisim vëmendje”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë