Politike

Celibashi shtyn fondin për partitë në fund të marsit

Miratimi i fondeve vjetore të partive politike do të shtyhet pas datës 31 mars.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se fund marsi është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore.

Celibashi ka theksuar se do të shihen të gjitha raportet që do të sjellin partitë, pasi sipas ligjit nëse nuk dorëzohen raportet financiare, partitë nuk përfitojnë fonde për vitin pasardhës.

Ndërkohe një tjetër vendim që mbetet pezull është edhe regjistrimi i komisionerëve të KZAZ-ve nga ana e PD-së.

Celibashi ka miratuar listën e  partive të tjera politike që u takon me ligj të jenë pjesë e KZAZ-ve por jo atë të PD-së pasi për këtë të fundit në tryezën e tij ka dy lista një nga pala përfaqësuese e Sali Berishës dhe tjetra nga pala e Enkelejd Alibeajt.

Celibashi ka njoftuar më herët se për këtë vendim ai do të presë se çfarë do të vendosë Apeli.

Afati i fundit i regjistrimit të partive politike është 7 marsi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë