Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, foli të hënën për domosdoshmërinë e digjitalizimit të raporteve të financimit të partive politike.
Celibashi tha se do të rritet transparenca pasi me sistemin e ri të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhen online.
“Raportimi kryhet vetëm në letër, vetëm ndonjëherë në mënyrë sporadike KQZ merr informacion në rrugë digjitale.
Harxhojmë shumë kohë dhe energji për analizimin e këtyre raporteve dhe në fund shumë pak kuptojmë mbi problematikën reale të financimit të partive.
Sistemi duhet të ofrojë mundësinë që palët e interesuara të marrin lehtësisht çdo të dhënë që përfitohet nga financimet e partive politike. Sipas mendimit tim, do të ishte e dobishme nëse këto raporte do të mund të aksesoheshin edhe online në platformën që do ndërtohet”, tha Celibashi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje