Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, garantoi sot kandidatët për deputetë se nuk do të lejohet asnjë lloj transformimi i votës nga një kandidat tek tjetri. Ai tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit është 46.32%.
Në një konferencë për mediat, ai ka pranuar gjithashtu se janë hasur problematika në disa qendra votimi “me numërimin e fletëve të votimit”.
“Në përgjithësi ky proces ka shkuar ashtu sikurse janë përcaktuar rregullat në Kodin Zgjedhor. Janë raportuar problematika ku anëtarë të grupeve të numërimit dhe komisioner nuk janë duke i ndjekur ato procedura në lidhje me vlerësimin e fletëve të votimit sipas procedurave të KQZ. Kemi dërguar inspektor që të bëhen qartësimet e duhura. Gjej rastin të rikonfirmoj se ne nuk do të lejojmë asnjëlloj transformimi të votës nga një kandidat tek një kandidat tjetër. KQZ posedon të gjitha filmimet të bërë në fazën e parë. I ftoj kandidatët për deputet të ndihen të qetë pasi ekzistojnë të gjitha mundësitë për të verifikuar numrin e votave që merr secili prej tyre. Ka pasur përpjekje dhe për ato fletë ku është votuar vetëm partia dhe ne kemi kërkuar që mos t’i nënshtrohet rinumërimit. Dhe ua kemi thënë se këtë nuk mund ta bëjnë. Ka pasur edhe shënime për dy kandidatë për të njëjtin subjekt. Në rastin e parë për subjektin politik janë të vlefshme, por për kandidatët nuk janë të vlefshme”, tha Celibashi.
Sa i takon kërkesës së PD-së, LSI-së dhe PS-së për pamjet filmimeve të KZAZ-v, tha: “Ka pasur disa kërkesa për pamjet filmike nga PD, LSI dhe PS, jemi në proces të vlerësimit të këtyre kërkesave. Nga kandidatët ka kërkuar edhe Asllan Dogjani pamjet filmike”.
Celibashi po ashtu ka nxjerrë edhe të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u shpreh tha se 46.32% e qytetarëve të thirrur në votime kanë dalë për të votuar. 47.6 % ka qenë pjesëmarrja e grave dhe 52.34 % pjesëmarrja e burrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje