Politike

Celibashi rikthehet në krye të “KQZ” pas 15 vitesh, Rusmali shkon tek komisioni i ankimimeve

Ilirjan Celibashi rikthehet në krye të administrimit të zgjedhjeve pas 15 vitesh, kur ishte për herë të fundit, kryetar i KQZ-së. Celibashi ka qenë kryetar i KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2001,2003 dhe 2005.Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013, Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste, ndërsa mori edhe detyrën e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Për votimin e tij nuk pati asnjë surprizë, sa kohë që ai e futi emrin në garë (vetëm për këtë detyrë) ditën e fundit, pas qëndrimit refuzues të PD-LSI për kandidaturën e Ilir Rusmalit.

Si nënkomisionere e KQZ është zgjedhur Lealba Pelingu, (drejtuese e departamentit antikorrupsion në PD) ndërsa në detyrën e anëtarit të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë përzgjedhur me 107 vota pro emrat; Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj

dhe Helga Vukaj (ish ministre e Financave në qeverinë teknike të 2017).

Për detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve janë përzgjedhur me 105 vota pro emrat;

Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa (ish-nën kryetar i KLD) dhe Ledio Braho


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë