Gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën në grupe të Ligës së Kampionëve, UEFA ka dhënë edhe disa çmime individuale për edicionin e fundit. Sigurisht, kanë dominuar pjesëtarët e Çelsit, skuadrës fituese të trofeut me veshë të mëdhenj.
Zhorzhinjo është shpallur lojtari më i mirë i vitit. Edhe portieri më i mirë vjen nga radhë e bluve të Londrës, ai është Benzhamin Mendi. N’Golo Kante po i Çelsit ka fituar çmimin e mesfushorit më të mirë.
Përjashtim bëjnë Ruben Dias i Mançester Sitit, që ka fituar çmimin e mbrojtësit më të mirë, ndërsa sulmuesi më i mirë është përzgjedhur norvegjezi i Borusia Dortmund, Erling Haland. Ky i fundit madje ka hyrë në histori si lojtari më i ri në moshë që fiton këtë çmim individual.

Trajneri më i mirë për sezonin e fundit është përzgjedhur gjermani Tomas Tuhel, duke lënë pas Roberto Mançinin dhe Pep Guardiolën. Ja dhe renditja e 10 trajnerëve më të mirë dhe pikët e fituara nga secili prej tyre:
1.Tomas Tuhel (Çelsi) – 378 pikë
2.Roberto Mançini (Itali) – 292 pikë
3.Josep Guardiola (Man.Siti) – 198 pikë
4.Unai Emeri (Vilarreal) – 64 pikë
5.Diego Simeone (Atletiko Madrid) – 29 pikë
6.Antonio Konte (Inter) – 19 pikë
7.Gareth Southgejt (Angli) – 18 pikë
8.Kristof Galtier (Lilë) – 16 pikë
9.Ole Gunnar Solskjaer (Man.Junajtid) – 14 pikë
10.Kasper Hjulmand (Danimarkë) – 11 pikë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje