Lajme

Ceremonitë për Luftën e Parë Botërore, Presidenti Meta në Paris

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është një nga 70 liderët botërorë që po merr pjesë ditën e sotme në një ceremoni madhështore në Paris, për të shënuar 100-vjetorit e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore .

Ai është pritur homologu francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës zyrtarë në Francë, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim dypalësh një ditë më parë.

Pas këtij takimi Meta shprehu vlerësimet për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre dhe njëkohësisht dëshirën për një Europë më të fortë e më të bashkuar.

“Shumëi lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimetpër marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë edinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e mëtë bashkuar”,- shkruan Presidenti Meta në rrjetin social Facebook. 

Në ceremoninë që po mbahet në Harkun e Triumfit, do të marrin pjesë edhe Presidenti amerikan , Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe një sërë liderësh dhe figura të tjera të njohura të arënës botërore.

Gjatëqendrimit në Paris, Meta është takuar ka marrë pjesë më Forumin e Parisit përPaqen dhe është takuar po ashtu me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu.

Presidenti Ilir Meta dhe Benjamin Netanjahu

Takimi mes kreut të shtetit shqiptar dhe Netanjahut ka ardhur pas anulimit të vizitës të këtij të fundit që ishte parashikuar për në datën 1 nëntor.

‘Kënaqësi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen’, shkruan Presidenti Ilir Meta në faqen e tij në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë