Komunitet

Certifikatë vaksinimi ose tampon për të udhëtuar, Italia nuk i ndryshon masat për shqiptarët deri në 25 tetor

Edhe pse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta të Bashkimit Europian, qytetarët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Italisë pa vërtetuar që janë vaksinuar.

Ministria e Jashtme njofton se duke iu referuar rregullave të reja të vendosura nga qeveria e vendit fqinj, duke nisur nga 31 gushti deri më 25 tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin, certifikatë të gjelbër anti-COVID, që vërteton vaksinim të plotë.

Sipas ministrisë, certifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar.

Ministria bën të ditur se shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson.

Gjithashtu duhet të paraqitet test molekular PCR e kryer 72 para nisjes. Në rast të mospasjes së dokumenteve të mësipërme, për pasagjerët është e detyrueshme karantina 5 ditore.

Rregullat e reja vijnë një ditë pasi BE përditësoi listën e vendeve të sigurta, duke mbyllur kufijtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në këtë vendim, Këshilli i BE-së theksonte se kufijtë duhet të vazhdohen të mbahen të hapur për Shqipërinë dhe vende të tjera të treta. Por, si pasojë e përkeqësimit të situatës epidemiologjike, Italia ka vendosur të forcojë rregullat e hyrjes për vendet e treta, duke vendosur kontrolle më të ashpra me vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë