Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në përmbledhjen e aktivitetit diplomatik të një viti, u pyet nga media për marrëdhëniet Tiranë-Athinë dhe çështjen Beleri, e cila deri më tash ka mbajtur peng hapjen e kapitujve të parë për anëtarësimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Hasani tha se mes dy palëve po zhvillohen negociata për të arritur në një zgjidhje.
“Ka negociata, ide angazhim nga dy palët për zgjidhje. Po vazhdojmë përpjekje që angazhimi i Shqipërisë në rrugën për BE të jetë i qartë. Prioritetet të jenë të realizuara në mënyrë që në organizimin e konferencës ndërqeveritare të jetë gjithë puna që është bërë deri më tani. Ne të hyjmë në 2024 me kapituj të hapur dhe ide të qarta për rrugëtimin tonë drejt BE.
Në këtë proces na duhet të thellojmë reformat angazhimet dhe të marrim përsipër ato angazhime që vetë kemi marrë përsipër”, tha ai.
I pyetur për çështjen e Detit dhe se sa mund të ndikohet ky proces nga situata e krijuar së fundmi mes dy vendeve, Hasani tha se këto janë histori që do të “jenë të zgjidhura”.
“Janë shumë çështje që është mirë mos t’ja lëmë diplomacisë mikrofonin. Janë histori që do të jenë të zgjidhura. Angazhimi është maksimal por dhe qëndrimet janë të qarta. Greqia është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Për marrëveshjen e Detit, pres nga Presidenti i Republikës nëse ka nevojë më shumë për informacion”.
A ka një plan ‘b’ për marrëveshjen për emigrantët nëse Kushtetuesja e rrëzon?
‘Nuk dua të komentoj vendimet e gjykatave kanë detyrimin kushtetues dhe ligjor të japin vendimet që ato gjykojnë si të rëndësishëm. Marrëdhënia me Italinë është shumë e rëndësishme. Është një maksimum i gjithë atij kontributi që shteti Italian ka bërë për shtetin shqiptar dhe për popullin shqiptar ndër vite. Është një angazhim serioz që ne tregojmë në raport me partnerët tanë ndërkombëtar duke qenë dhe duke përmbushur detyrimet e një vendi anëtar të BE-së edhe duke mos qenë një vend anëtar në BE-së edhe duke mos qenë një vend anëtar. Për asnjë moment nuk ka një plan B. ne vazhdojmë me përgatitjen e përmbushjes së detyrimeve të bazuara në marrëveshje, duke pritur që Gjykata të shprehet për rastin më parë me ato që ka për tu shprehur shpresoj se siç po ndodh shpesh në vitet fundit, gjykata mos të ndikohet nga emocione politike’ tha Hasani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje