Nga Gazeta ‘Si’ – Gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme, kryeministri Edi Rama reagoi për çështjen Beleri dhe qëndrimet e fundit të Athinës zyrtare, ku ai mungoi në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor të thërritur nga homologu Mitsotakis.
Rama tha se drejtësia duhet të vazhdojë të bëjë punën e saj e patrazuar dhe se asnjë lloj interference në sistemin e drejtësisë nuk do të gjejë përkrahjen.
“Në këtë periudhë kemi vazhduar të kemi mesazhe shumë të rëndësishme dhe domethënëse nga sistemi i ri i drejtësisë. E dini shumë mirë se kemi pasur edhe një situatë të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë.
Qëndrimi për Belerin është dhe do të jetë që drejtësia e re duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj dhe në këtë pikë, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë siç kemi vepruar edhe më herët e qetësisë e veprimtarisë së sistemit të ri të drejtësisë.
Asnjë lloj interference që mund të vijë mbi sistemin e drejtësisë, nuk do gjejë as përkrahjen as mirëkuptimin. Ne nuk ndikojmë në organet e reja të drejtësisë dhe presim prej tyre vetëm të zbatojnë ligjin dhe i mbështesim pa kushte, qoftë kur na vjen mirë dhe qoftë kur na vjen keq. Kjo është e panegociueshme për forcën tonë që qeverisë Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje