Vajzat e Vllaznisë e kanë ndalur aventurën e tyre në Champions League në raundin e dytë eliminator, pasi janë mundur 0-2 nga bjelloruset e FC Minsk. Kundërshtaret kanë më shumë përvojë në këtë kompeticion dhe ia kanë dalë të kualifikohen në stadiumin “Loro Boriçi”. Dëshira e madhe e vajzave kuqeblu nuk ka mjaftuar për të bërë një tjetër surprizë të bukur në Europë.
Sas në pjesën e parë dhe Kharlanova në të dytën realizuan golat e fitores për skuadren bjelloruse. Autorja e golit të parë, Sas, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të, megjithatë Vllaznia nuk mundi ta shfrytëzonte superioritetin numerik për të barazuar. Përkundrazi, pësoi edhe golin e dytë, duke mbyllur kështu aventurën europiane.

Në turin e parë eliminator në Champions League shkodranet eliminuan ekipin turk ALG Spor. Ndeshja e luajtur po në Shkodër përfundoi 2-2, me dopietën e Gjinit, ndërsa kualifikimi erdhi pas penalltive, ku Vllaznia u tregua më e saktë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje