Mançester Siti ka fituar edhe ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Borusia Dortmund me të njëjtin rezultat 1-2. Ishte një fitore me përmbysje, që e kualifikon skuadrën e Guardiolës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me PSG-në.
Fill Foden, 20-vjeçari që luajti me Anglinë pak kohë më parë në “Air Albania”, ishte protagonist i mbrëmjes me panalltinë e fituar dhe një gol. Belingham, 17 vjeç, kaloi Borusian në avantazh, duke krijuar iluzionin e kualifikimit te gjermanët, por më pas erdhi përmbysja e “qytetarëve”.
Siti u mundua të reagonte menjëherë, por De Bryne u ndal te traversa. Në pjesën e dytë Emre Çan shkaktoi penallti, pasi preku topin me dorë në zonë, pas një krosi të Foden nga e majta. Mahrez gjuajti saktë nga pika e bardhë dhe 1-1. Më pas, Foden lëshoi një “predhë” nga jashtë zonës, duke shënuar golin e fitores për Mançester Sitin, që e sheh veten në gjysmëfinale.
Është kualifikuar edhe Real Madrid, që ka barazuar pa gola në “Anfield Road”. Në fakt, ndeshjen e bëri skuadra e Klop, që krijoi shumë raste në zonën e Kurtua, por pa mundur të finalizojë asnjërin prej tyre. Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë ka bërë që madrilenët të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Çelsin dhe sigurisht që konsiderohen favoritë.
Liga e Kampionëve, çerekfinalet
Liverpul-REAL MADRID 0-0 (1-3)
Borusia Dortmund-MANÇESTER SITI 1-2 (2-1)
PSG-Bajern Mynih 0-1 (3-2)
ÇELSI-Porto 0-1 (2-0)
Gjysmëfinalet
Mançester Siti-PSG
Real Madrid-Çelsi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje