Futboll

Champions/ Interi pret Realin, Milani shkon në Liverpul, sfida të tensionit të lartë

Sfida të tensionit të lartë sot në Champions, Inter-Real dhe Liverpul-Milan. Interi pret në “San Siro” Real Madridin e Ançelotit, në orën 21:00. Pas 2-2 me Sampdorian, zikaltrit takohen me madrilenët: Xheko kundër Benzema, Lautaro kundër Hazard.

Priten 90 minuta spektakël, në stadium do të mungojnë tifozët spanjollë, do të ketë vetëm tifozë zikaltër, një “armë” më shumë për të zotët e shtëpisë. “San Siro” i sjell fat Interit kundër Realit: janë 5 fitoret ndaj spanjollëve, 2 barazime dhe vetëm 1 fitore e miqve, ajo e sezonit të kaluar (0-2 në grupe).

Nga nje ndeshje e sezonit te shkuar mes Interit dhe Realit. Gazeta Si, 15 shtator 2021

Interi e ka nisur mirë kampionatin, me 2 fitore dhe 1 barazim. Ka sulmin më të mirë, bashkë me Romën dhe Lacion. Reali komandon Ligën me 10 pikë, 3 fitore dhe 1 barazim. Javën e fundit spanjollët mundën 5-2 Selta Vigon, me tripletën e Benzema dhe gola të Vinicius dhe Kamavinga. Lautaro në anën tjetër ka shënuar në dy ndeshjet e fundit për Interin. Në Grupin D bëjnë pjesë edhe Shakhtari dhe Sherif Tiraspoli.

Inter-Real është një sfidë ikonike. Në sezonin 63/64 këto dy skuadra luajtën në finale të Kupës së Kampionëve, ku zikaltrit fituan 3-1 ndaj ekipit të Di Stefano dhe Pushkash. Interi sot niset sifavorit i lehtë nga “bookmakersat”. Në 17 ndeshje totale mes dy klubeve, 7 fitore janë për Interin, 8 fitore për Realin dhe 2 barazime. Këtë here Interi nuk mund të gabojë.

Në “Anfield” ndeshen Liverpuli dhe Milani, dy klube me një histori të pasur në Ligën e Kampionëve, ku për trofetë e fituar vijnë pas Realit. Milani, me 3 fitore në 3 ndeshje në kampionat, shkon në Angli pa Ibrahimoviçin, i ndalur nga një dëmtim në tendinë. Trajneri Klop e ka vlerësuar skuadrën italiane dhe parashikohet një ndeshje me ritëm dhe emocione në Angli.

Ndeshjet e sotme
Ora 18:45
Beshiktash-B.Dortmund
Sherif Tiraspol-Shakhtar
Ora 21:00
Atl.Madrid-Porto
Bryzh-PSG
Inter-Real Madrid
Liverpul-Milan
Mançester S.-Lajpcig
Sporting-Ajaks


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë