Kilian Mbape është i papërmbajtshëm në Ligën e Kampionëve. Numri 7 i PSG-së ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në fushën e kampionëve në fuqi, Bajernit të Mynihut, në portën e të cilit ka relizuar dy herë dhe skuadra e tij, me fitoren 2-3 në këtë ndeshje, është shumë pranë kalimit në gjysmëfinale.
Në “Allianz Arena” ka triumfuar PSG. Vetëm 3 minuta iu deshën sulmuesit Mbape që të dërgonte topin në rrjetë. Pas një asisti të Nejmarit ai mposhti Nojerin, i cili nuk arriti të ndalte gjuajtjen e asit francez. Markuinjos dyfishoi shifrat para se të dëmtohej dhe të linte fushën e blertë.
Çoupo-Moting, ish-lojtar i PSG-së, shkurtoi distancën në 1-2, ndërsa Tomas Myler arriti të barazonte në minutën e 60-të. Mbape realizoi më pas golin e dytë personal dhe atë të fitores për francezët, pas një aksioni të bukur vetjak. Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Poketino ka shanse të mëdha për të kaluar më tej.
Bajerni, që humbet pas 19 ndeshjesh në Ligën e Kampionëve, kishte mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, ku veçohen ato të Robert Levandovskit dhe Gnabrit. Trajneri Flik u detyrua të bënte dy ndërrime që në pjesën e parë, kur Goretzka dhe Sule lanë fushën, për t’u zëvendësuar nga Devis dhe Boateng.
Një fitore të pastër ka arritur Çelsi në fushën e Portos. Londinezët mposhtën 0-2 portugezët dhe me këtë rezultat kualifikimi është thuajse i sigurt. Maunt dhe Çilluell realizuan golat e fitores për skuadrën e Tuhel.
Liga e Kampionëve, çerekfinalet
Bajern Mynih-PSG 2-3
Porto-Çelsi 0-2
Të martën
Mançester Siti-Borusia Dortmund 2-1
Real Madrid-Liverpul 3-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje