Gazeta Si – CIA dyshohet se u ka dhënë ukrainasve informacione thelbësore për të zmbrapsur fazën fillestare të pushtimit rus. Në mesin e janarit, drejtori i saj William Burns – shkruan gazeta “Wall Street Journal” – bëri një vizitë sekrete në Kiev dhe ia kaloi detajet presidentit Volodimir Zelenskij.
Inteligjenca kishte mbledhur informacione të sakta për drejtimet e sulmit dhe në veçanti për sulmin në aeroportin Gostomel, në veri të Kievit. Dhe rezistenca u përgatit: kur njësitë ajrore ruse mbërritën në aeroport, ata pësuan humbje të mëdha. Qëllimi i tyre ishte të krijonin një urë për të lehtësuar fluksin e përforcimeve me avionë dhe raketa. Por manovra u dështoi.
Gjithashtu, ka të ngjarë që Moska të kishte llogaritur te ndërhyrja e një kolone të pestë, të përbërë nga bashkëpunëtorë, e cila supozohej të favorizonte eliminimin e presidentit Zekenskij ose ta detyronte të ikte.
Në fakt, SHBA-të, në ato orë dramatike, i ofruan Zelenskijt një rrugëdalje, për të qenë i sigurt, por ai nuk pranoi, duke sfiduar rusët.
Udhëtimi i Burns ishte një nga shumë misionet e kryera që nga vjeshta për të paralajmëruar aleatët se çfarë do të ndodhte, aktivitete të zhvilluara paralelisht me Pentagonin.
Ka pasur gjithashtu kontakte të njohura të drejtpërdrejta me Moskën në përpjekje për të bindur rusët nga nisja e sulmit. Një punë që përfshinte diplomatë, gjeneralë, spiunë. Mirëpo, presioni shkoi kot: aleatët evropianë nuk i besuan alarmet dhe “Cari” vazhdoi rrugën, duke i dhënë dritën jeshile batalioneve të përqendruar në Bjellorusi.
Roli i inteligjencës amerikane ka qenë vendimtar në tre pika:
1.Trajnimi i njësive speciale ukrainase me kalimin e kohës (që nga viti 2015).
2. Ndihmë dhe këshilla se si të luftojnë me kundërshtarin.
3. Rrjedha e vazhdueshme e të dhënave për të ndihmuar Kievin pas sulmit: foto satelitore, përgjime, indikacione të sakta për lëvizjet e kundërshtarit. Një lëvizje e vërtetë që rezultoi vendimtare.
Detajet e sakta mbi Gostomelin sigurisht që kishin një ndikim më specifik, të paktën në fazën e parë të “operacionit special ushtarak” të Moskës.
Ka nga ata që kritikuan ushtrinë për ekzekutimin e operacionit dhe ka mundësi të ketë pasur një nënvlerësim të kombinuar me gabime dhe njëkohësisht nuk është marrë parasysh përgatitja e “mbrojtësve” në një fazë kritike.
Sigurisht që këto janë burime të inteligjencës, ndërkohë që konflikti është ende duke u zhvilluar dhe gjithçka do të duhet të rilexohet dhe rishikohet me një pamje të qartë.
Burimi: “Wall Street Journal”; Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje