Bota

Çikago, policia vret një 13-vjeçar me duart lart (Video)

Rritet tensioni sërish në SHBA, ku në Çikago policia ka publikuar ​​një video, në të cilën një oficer qëlloi 13-vjeçarin, Adam Toledo, duke e lënë të vdekur në vend.

Në video, e cila zgjat disa sekonda, polici shihet duke ndjekur djalin në një rrugicë periferike. Ai e urdhëron atë të ndalet dhe të hedhë poshtë armën e zjarrit që dyshohet se ai mbante në dorë.

Por sapo i mituri ka ngritur duart lart, është qëlluar me një plumb në gjoks, duke ndërruar jetë, pavarësisht  ndihmës së parë që iu dha nga mjekët.

Ishte vetë policia që publikoi ​​pamjet e kamerave të trupit të agjentit i cili qëlloi. Incidenti ndodhi më 29 mars, thuajse para dy javësh.  Sipas asaj që shihet në pamje, djali nuk duket se mban një armë, pasi është urdhëruar të ndalet dhe ngre duart.

Por në pjesën tjetër të imazheve, duket një pistoletë afër vendit ku djali u qëllua. Pas shpërndarjes së videos, rreth Çikagos nisën disa protesta të vogla në zona të ndryshme.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Lori Lightfoot, duke e quajtur videon “mizore dhe pikëlluese” bëri thirrje për qetësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë