Sport

Çiklizëm/ Rrëfimi shokues i Jan Ulrish: Isha pranë vdekjes, si Marko Pantani

Jan Ulrish ka rrëfyer së fundi se është gjendur në një situatë dramatike dhe ka rrezikuar vdekjen: “Kam qenë shumë afër vdekjes, si Pantani, – ka thënë ish-çiklisti gjerman për mikrofonët e podcast-it të Lens Armstrong.

– Tre vjet më parë kam pasur probleme të mëdha, isha duke përfunduar si Marko, pastaj e mora veten. Tani stërvitem çdo ditë dhe kam lënë alkoolin dhe drogën. Nuk jam vetëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kisha nevojë për ndihmë dhe tani e kam atë”.

Jan Ulrish. Gazeta Si, 27 shtator 2021

Ulrish, fitues i Turit të Francës në vitin 1997, ka pohuar se edhe Armstrong i është gjendur pranë në ato momente të vështira: “Ti ke ardhur të më takosh dhe kjo më ka bërë shumë të lumtur. Kisha harruar se çfarë më bënte mirë: të shëtisja me biçikletë me miqtë, dashuria, fëmijët e mi, familja ime. I kisha harruar të gjitha këto gjëra”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë