Sport

CIO jep “ok”-in, jo më maskë me detyrim gjatë ceremonive të medaljeve

Një nga momentet më emocionuese të një Olimpiade është pa dyshim ai i podit. Mes himneve kombëtare, medaljeve dhe luleve janë buzëqeshjet dhe lotët e sportistëve që kujtojnë se sa special është ky moment. Në “Tokyo 2021” shumë nga këto emocione mbetën të fshehura pas maskës, që sportistët ishin të detyruar të mbanin në pod. Në “Pekin 2022” nuk do të jetë kështu.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) ka dhënë miratimin, sportistët në Olimpiadën dimërore të Kinës nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën në pod, gjatë cerimonisë së dhënies së medaljeve. Vendimi është komunikuar me anë të një njoftimi zyrtar nga CIO, në dakordësi me organizatorët e eventit.

Foto ilustruese. Pekini behet gati per Olimpiaden dimerore. Gazeta Si, 29 janar 2022

Liria për të mos mbajtur maskë në pod është përjashtimi i vetëm në Olimpiadën dimërore, pasi ka një sistem të “blinduar” masash anti-Covid. Protokolli është shumë i ashpër, me qëllimin për të pasur sa më shumë siguri në zhvillimin normal të Lojërave.

Për të evituar rrezikun e infektimit, garat do të zhvillohen pa praninë e publikut, ndërsa sportistët, që për asnjë arsye nuk duhet të dalin nga vendi i grumbullimit, do të testohen çdo ditë, edhe pse janë të vaksinuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë