Me medalje dhe maskë në pod? Nga sot jo më. Pas ditës së parë të Olimpiadës, me sportistët në podin olimpik duke hequr me shpejtësi për ndonjë moment maskën, sa për foton me medaljen e fituar, CIO ka modifikuar rregulloren e rreptë të ceremonisë.
Njoftimin për ndryshimin e rregullores e ka dhënë i pari komiteti olimpik australian, pas akuzave për imazhet e buzëqeshura të stafetës 4×100 në not për femra, ku 4 notaret ishin pa maskë. “CIO na ka komunikuar se janë bërë ndryshime në rregullore: sportistët mund ta heqin maskën për 30 sekonda në pod, për fotografitë, pastaj duhet ta vendosin sërish. Sportistet tona thjesht kanë ndjekur udhëzimet e organizatorëve në pod. CIO na e ka konfirmuar dhe nuk ka asgjë të gabuar”.
Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ndërkohë ka ndaluar përqafimet mes sportistëve në pod. “Jemi në anën e sportistëve, – ka thënë zëdhënësi i CIO-s, Mark Adams. – Por ka gjëra, që për fat të keq na është dashur t’u qëndrojmë shumë rigorozë. Kërkojmë nga të gjithë sportistët që të respektojnë rregullat”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje