Sport

CIO përjashton Korenë e Veriut nga Lojërat Dimërore Pekin 2022

Koreja e Veriut nuk do të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Dimërore të Pekinit 2022. Vendimi është bërë i ditur pas mbledhjes së fundit të Ekzekutivit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga presidenti i këtij organizmi, Tomas Bah.

Ky është një vendim që vjen për shkak të refuzimit të njëanshëm që Korea e Veriut bëri për Lojërat Olimpike të Tokios. Pezullimi i saj është në fuqi deri në fund të vitit 2022, kështu që përjashtohet edhe nga Olimpiada kineze. Koreja e Veriut do të humbë edhe mbështetjen financiare, prderisa nuk ka kontribuuar në suksesin e Lojërave Olimpike të Tokios.

Për periudhën e pezullimit CIO ka lënë gjithsesi një derë të hapur për sportistët koreanoveriorë, të cilët, nëse kualifikohen për në Pekin, mund të pranohen ashtu siç ndodhi me sportistët rusë në Olimpiadën e Tokios. Nga Lozana bëjnë me dije se gjatë muajve para Lojërave të Tokios, CIO disa herë e siguroi Komitetin Olimpik të Koresë së Veriut se Olimpiada japoneze ishte e sigurt.

Po ashtu, Komiteti Olimpik koreanoverior ishte paralajmëruar për pasojat e refuzimit të Olimpiadës, që është një shkelje e rëndë e një prej detyrimeve themelore të parashikuara në kartën olimpike, kështu që pezullimi ka qenë i pashmangshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë