Futboll

City, çmenduria e fundit e Guardiolas, synon të blejë një sulmues amator 206 cm të gjatë

 Manchester City po kërkon një sulmues për të kompletuar skuadrën në dispozicion të Guardiolas.

Përveç emrave të nohur, si Haaland dhe Harry Kane, dhe negociatave të ndërlikuara që e shohin Cityn në konkurrencë me disa klube ndërkombëtare, britanikët po hedhin sytë tek divizioni i pestë anglez: Liga Kombëtare.

Cityzens po vë bast për Kyle Hudlin. Sulmuesi i Solihull Moors, 206 cm i gjatë (sa LeBron James) është lojtari më i gjatë profesionist në vend.

Ai është njëzet e një vjeç dhe shënoi dhjetë gola në kampionatin e fundit.

City duket se synon ta blejë atë.

Sipas “The Athletic”, Pep Guardiolës i ka tërhequr vëmendjen një video e sulmuesit që duket se ka mbetur i befasuar nga talenti i sulmuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë