Futboll

Çmenduri në Nisë-Marsejë, tifozët hyjnë në fushë dhe përleshen me futbollistët miq (Foto-Video)

Skandal në ndeshjen e Ligue 1 mes Nice dhe Olimpique Marseille, në javën e dytë të kampionatit francez. Në minutën e 75-të të takimit, futbollisti i Marseille, Dmitri Payet, u godit me shishe uji nga ultrasit e Nice dhe në nerva e sipër e hodhi me forcë shishen drejt sektorit të tifozëve vendës, duke shkaktuar irritimin e tyre.

Një pjesë e ultravse arritën të kalonin barrierat mbrojtëse dhe sulmuan futbollistët miq, që iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë.

Skena të pabesueshme për futbollin e një vendi të zhvilluar europian, si Franca. Zyrtarët e ndeshjes, duke para se situata doli jashtë kontrollit, vendosën ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes në minutën e 76-të.

Nice po udhëhiqte 1-0 falë golit të Dolberg të shënuar në minutën e 49-të. Një kaos i vërtetë, ku u përfshi edhe trajneri i Marseille, Sampaoli dhe nga pamjet duken qartë skenat e dhunës.

Ndeshja u ndërpre, por që pamjet që vijnë nga një kampionat elitar lënë për të dëshiruar. Incidenti do të hetohet nga organet disiplinore në Federatën Franceze të Futbollit, që pritet të ndëshkojnë rëndë nxitësit e dhunës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë