Ne rrjet

CNN: Franca e do Krimenë nën ‘territorin’ e Kievit   

“Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë” luftën kundër pushtuesit rus. Kështu deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, në fund të një vizite të shkurtër në Irpin, një periferi e kryeqytetit ukrainas të goditur rëndë në javët e para të pushtimit rus.

“Franca ka qenë në anën e Ukrainës që nga dita e parë” e konfliktit, nënvizoi Macron më vonë, i akuzuar për paqartësi për deklaratën e tij.

Ndërkohe, CNN raporton se Franca do të donte që Ukraina të rimarrë kontrollin e Krimesë si pjesë e fitores ushtarake kundër Rusisë: u tha një burim diplomatik francez gazetarëve që udhëtuan me delegacionin francez me rastin e vizitës së Mario Draghit, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron në Kiev.

“Ne jemi për një fitore integrale me rivendosjen e integritetit territorial në të gjitha territoret e pushtuara nga rusët, përfshirë Krimenë”, tha zyrtari francez, duke iu referuar gadishullit në Detin e Zi që Rusia aneksoi me forcë në vitin 2014, raporton CNN.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë