Tre punonjës të CNN në SHBA, u shfaqën në vendin e punës pa u vaksinuar dhe për këtë ata u pushuan nga puna. Siç raportohet nga gazeta “New York Times”, Jeff Zucker, presidenti i kompanisë mediatike, i informoi punonjësit për faktet me një shënim, duke kujtuar se vaksina është e detyrueshme për ata që punojnë në prani ose në terren në kontakt me punonjësit e tjerë.
“Dua të jem i qartë, qëndrimi ynë për këtë është zero tolerancë”, – shkroi Zucker, kreu i “News and Sport” në “WarnerMedia”, sipas një memorandumi të brendshëm që raportoi “New York Times”.
Zucker nuk specifikoi detyrat e punonjësve ose si u zbuluan. CNN, në fakt, nuk kërkon dëshmi të imunizimit, por mbështetet në deklaratat e punëtorëve.
Kjo praktikë mund të ndryshojë në javët e ardhshme, siç theksoi presidenti i kompanisë mediatike. Zucker gjithashtu shtoi se më shumë se një e treta e anëtarëve të stafit ktheheshin në zyrë rregullisht.
Në maj, qeveria federale e Shteteve të Bashkuara tha se ishte e ligjshme që punëdhënësit të kërkonin që personeli të vaksinohej.
Gjigantët e teknologjisë përfshirë Facebook, Google dhe Microsoft gjithashtu kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje