Gazeta Si – Moska “ndoshta” do të përpiqet të ndërhyjë në votime dhe të minojë besimin e amerikanëve në zgjedhjet afatmesme në nëntor, si një hakmarrje për përgjigjen perëndimore të udhëhequr nga Amerika ndaj pushtimit të Ukrainës.
Lajmi bëhet i ditur nga gjiganti televiziv CNN, që citon një dokument të ri të deklasifikuar nga inteligjenca e zyrës së Ministrisë së Brendshme.
“Ne presim ndërhyrjen ruse në zgjedhjet afatmesme të 2022, sepse Rusia e sheh një aktivitet të tillë si një përgjigje të drejtë ndaj veprimeve të Uashingtonit dhe si një mundësi për të minuar pozicionin global të SHBA-së dhe për të ndikuar në vendimet amerikane”, thuhet në raportin e titulluar “Kërcënimet kryesore të Kombit Përgjatë 2022”.
CNN shpjegon se drejtuesit e sigurisë kombëtare janë të shqetësuar se Rusia mund të shfrytëzojë ndarjet e SHBA-ve në zgjedhjet afatmesme për të shkaktuar reagime zemërimi dhe dhune.
Për shembull, me hakerime të vogla në dëm të sistemeve zgjedhore lokale, me qëllim për t’u vënë re (pa ndikuar tek palët e treta) dhe duke përdorur manovrën për të mbjellë komplote të mëtejshme mbi integritetin e votës në SHBA, me përforcimin e problemeve në rrjetet sociale.
Këto duken si përpjekje të krijuara për të lidhur dyshimet e nxitura nga Donald Trump dhe aleatët e tij me akuzat e rreme për mashtrim masiv zgjedhor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje