Politike

‘Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë’. Rama rikthen takimin e Berishës me njeriun e Putinit pak orë para protestës së opozitës

Pak orë para protestës së thirrur nga opozita Kryeministri Edi Rama ka risjellë debatin për financimin rus të PD.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se “një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”.

Më herët, për të njëjtën çështje reagoi Taulant Balla, i cili shkroi në rrjetet sociale se Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sipas tij, Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

“Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës? Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute? Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?”, shkruan Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë