Pandemia në vend dhe masat për ta parandaluar po kthehen në objekt debati mes mazhorancës dhe opozitës, më saktë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, sa kohë që aleatët e tjerë të djathtë nuk e kanë fokusuar vëmendjen tek kjo çështje aq më tepër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që bashkë me drejtuesit e kësaj force politike shfaqen pa maska në çdo takim elektoral.
“Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!
Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar.
Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura”, shkruan Basha në Twitter.
Edhe Kryeministri Rama kishte një përgjigje për të në Twitter.
“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit!
Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!”, komentoi Rama.
I kundërpërgjigjet Basha.
“Rama e ka mendjen tek sulmet politike ndërkohë që vazhdon të paguajë milionë për inceneratorët dhe konçensionet korruptive.
Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje