Ne rrjet

Covid-19 çon të pasurit drejt ishujve privatë

Ndërkohë që pothuajse të gjitha udhëtimet jashtë kufijve mbeten në pauzë për shkak të pandemisë së koronavirusit, kërkesa për ishuj privatë është në rritje.

Ata shumë pak të privilegjuar që mund të përballojnë një izolim kaq ekstravagant janë duke eksploruar opsionet e tyre me zell të jashtëzakonshëm.  Agjencitë e udhëtimit thonë se që nga marsi, të pasurit në të gjithë botën po tregojnë një interes të shtuar për të blerë ose marrë me qira një ishull ekskluzivisht për ta.

Chris Krolow është CEO i kompanisë së pasurive të patundshme Ontario, e cila merr me qira dhe shet më shumë se 800 ishuj. Ai thotë se kompania e tij po merr 150 kërkesa në ditë krahasuar me rreth 50 para krizës.

Këta klientë të mundshëm janë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë të interesuar për ishuj në Karaibe dhe Amerikën Qendrore.

“Ata duan vende pranë shtëpisë, dhe kjo përjashton Azinë dhe Paqësorin e Jugut”, thotë ai. Një tokë me një sipërfaqe prej disa hektarësh e rrethuar nga oqeani blu i ndritshëm është padyshim mënyrë me e mirë për të kaluar karantinën.

*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë