Lajme

Covid-19, kthehen 6 shqiptarët e parë të bllokuar në Bari

Kanë mbërritur në atdhe përmes portit të Durrësit, gjashtë personat e mbetur në Bari pas mbylljes së kufijve mes dy vendeve.

Gjashtë shqiptarët janë kthyer mëngjesin e sotëm me tragetin e linjës Bari- Durrës, ndërsa shoqëroheshin dhe me rezultatin e testit të tamponit që u është bërë nga autoritetet shëndetësore italiane, ditë më parë, për Covid-19.

Të gjashtë shqiptarët kanë rezultuar negativë. Tanimë ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditët e ardhshme.

Ndërkohë ka nisur puna për kthimin e të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur në Itali pa mundësi kthimi për shkak të mbylljes së kufijve ndërshtetërorë si masë shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por, kryeministri Rama është shprehur se nuk mund të ketë lista të hapura, duke kthyer njerëz pafund në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë