Politike

Covid-19, Rama: E kemi situatën në kontroll, mos i besoni Baba Xhikes

Këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama u ndal tek spitali i Vlorës për të treguar se ambientet aty janë njësoj si spitali në Francë apo Turqi.

“Ky spital që shohin njerëzit sot me gjithë këto aparatura e sistem logjistike, që është si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi ku shkojnë, se dëgjojnë gjithë atë propagandë, në 2014 kishte vetëm këtë e atë e mjekët, e qametin brenda, sot ka komplet një pamje e përmbajtje tjetër e është me rëndësi që njerëzit ta dinë se ne jo vetëm s’kemi probleme kapacitetesh, por Belgjika pardje mori vendim që mjekët e infermierët në një nga spitalet ku u identifikuan pozitivë, të vazhdojnë të punojnë.

Kemi spitalin katër komplet bosh akoma dhe spitalet rajonale që janë gati për tu futur në front nëse do jetë nevoja”, tha Rama.

Kryeministri premtoi rimbursim në këtë kohë pandemie për njerëzit në ndihmë ekonomike, ndërsa thumboi më vonë përmes një statusi në Facebook edhe Presidentin Ilir Meta,

“Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin.

Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek…

Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre…”, shkruan Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë