Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një hartë, që sipas tij, tregon sa shpejt ka vepruar Shqipëria në rang europian për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.
Një ndër masat e menjëhershme të qeverisë shqiptare ishte mbyllja e shkollave, dhe në hartë kryeministri tregon pikërisht kronologjinë e këtij vendimi.
“NË KËTË HARTË QË TREGON KRONOLOGJINË E MBYLLJES SË SHKOLLAVE, MUND TË SHIHET SE SA SHPEJT KA VEPRUAR SHQIPËRIA NË RANG EUROPIAN!”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje